Lenny Kravitz shpjegon pse stërvitet me pantallonat e lëkurës: ‘Pantallonat nuk gënjejnë’

Muzikanti i njohur, Lenny Kravitz, ka shpjeguar arsyen pse shpesh stërvitet në palestër me pantallonat e tij karakteristike prej lëkure.

Në një intervistë për revistën ‘Men’s Health’, ai tha se veshjet që përdor në skenë shpesh janë edhe ato me të cilat ushtron.

Sipas Kravitz, kjo i lejon të jetë gjithmonë gati për stërvitje, pavarësisht vendit apo kohës.


- Advertisement -

Ai shtoi se pantallonat i shërbejnë edhe si një tregues i formës fizike. ‘Nëse pantallonat më rrinë pak ngushtë, e di se po dal nga forma.

Siç thotë miku im Denzel Washington: ‘Pantallonat nuk gënjejnë’’, tha tutje.

Këngëtari theksoi se nuk synon të ndërtojë masë të madhe muskulore, por preferon një trup të hollë dhe atletik, të ngjashëm me atë të Bruce Lee apo Spider-Man.

Kravitz gjithashtu nënvizoi se rezultatet e tij i arrin vetëm në mënyrë natyrale, pa përdorur peptide, hormone të rritjes apo testosteron.

Sipas tij, një fizik i mirë mund të arrihet me stërvitje të rregullt dhe ushqim të shëndetshëm, edhe pse kërkon më shumë përkushtim.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *