Kosova e ka shpallur “persona non grata” zyrtaren e lartë shtetërore të Serbisë.
Snezhana Paunoviqit, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Kosova ia ka ndaluar në mënyrë të përhershme hyrjen dhe kalimin tranzit nëpër territorin e Republikës së Kosovës.
Ironikisht, këtë deklaratë ajo e bëri për median serbe “Kurir”, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, në Bosnjë e Hercegovinë.
Reagime të ashpra pati edhe nga Bashkimi Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Por kush është Snezhana Paunoviq?
E lindur në Pejë të Kosovës, ajo është ekonomiste e diplomuar.
Ajo ka mbajtur pozita të rëndësishme në Partinë Socialiste të Serbisë dhe ka qenë anëtare e Kryesisë së SPS-së.
Në dhjetor të vitit 2021, ajo kishte vizituar edhe komunën e Shtërpcës, së bashku me disa deputete të tjera nga Serbia.
Tani ajo është shpallur “persona non grata” nga Kosova.
Vite më parë, ish-ministri serb Aleksandar Vulin, i kishte quajtur shqiptarët “shiptari” në një emision televiziv, duke deklaruar se “bandat nga Kosova po vjedhin pyjet dhe po qëllojnë mbi policinë serbe.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





