Batuta e Albin Kurtit gjatë Ditës Kombëtare të Francës: Ambasadori francez si ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2039

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë shënimit të Ditës Kombëtare të Francës bëri një batutë për të ardhmen e tij dhe të ambasadorit francez në Kosovë, Olivier Guérot.

Kurti tha se deri në vitin 2039 mund ta ketë mësuar shumë mirë gjuhën frënge, në mënyrë që të bëhet ambasador në Paris, ndërsa me humor shtoi se deri atëherë Guéroti mund të jetë ministër i Punëve të Jashtme i Francës.

Duke iu drejtuar ambasadorit, i cili pritet ta përfundojë së shpejti mandatin në Kosovë, Kurti e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *