Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pranuar sot zyrtarisht detyrën në këtë pozitë nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Me këtë rast Gashi tha se do t’u shërbejë të gjithëve dhe bashkërisht do punohet në forcimin e sundimit të ligjit. “Sapo e pranova detyrën nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, zoti Qalaj.
Faleminderit kolegëve për besimin e dhënë.
Unë do të jem kryeprokuror i të gjithëve dhe së bashku të gjithë do të punojmë në forcimin e sundimit të ligjit”, u shpreh ai. /eo Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





