Laurent Krasniqi u përcoll sot në banesën e fundit, një ditë pas humbjes tragjike në një aksident me motor në Prishtinë.
Vdekja e papritur e influencerit të njohur ka shkaktuar dhimbje të thella te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit ka ndarë një foto të ndjerit në Instagram dhe ka shkruar një dedikim prekës për vëllanë e saj.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga miqtë, të njohurit dhe ndjekësit e tij.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





