Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka konfirmuar pozicionimin e tij sa i përket votës për kandidatin e propozuar nga partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje për president, Bekim Sejdiu.
Sadiku ka thënë se do të votojë pro propozimit të Sejdiut për president të ri të Kosovës.
Ai i cilësoi qëndrimet e ndryshme të deputetëve të LDK-së për çështjen e presidentit si vlerë partiake. ‘Secili deputet ka mendimin e vet dhe kjo është vlerë e LDK-së, nuk është diçka e keqe siç po mundohet me u thënë, kjo ka qenë vlera e LDK-së gjithmonë.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





