Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend, rëndësinë e reformave dhe prioritetet institucionale.
Haxhiu theksoi aplikimin e Kosovës në BE dhe nevojën për mbështetje nga partnerët e Bashkimit Evropian.





