Në 18 Prill, në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama, së bashku me komandantë e familjarë të dëshmorëve, kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani.
Rama ka theksuar se po nderojnë heronjtë që luftuan për paqe dhe demokraci, vlera që sot i gëzojmë si shoqëri. ‘Këtu sot jemi së bashku me komandantë, me familje të dëshmorëve për ta nderuar sakrificën e madhe që kanë dhënë këta dëshmorë tonë, heronj tonë për paqe, për liri, për demokraci që sot ne e gëzojmë, si popull, si shtet.
Jemi bërë të gjithë së bashku dhe si çdo vit kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën për vendin tonë, për paqe në vendin tonë’, ka thënë Rama.
