Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” informon se ka ndodhur një prishje në gypin kryesor furnizues, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Për shkak të këtij defekti teknik, priten reduktime të furnizimit me ujë në disa zona të Prishtinës, duke përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe lagjen Kalabria.
Autoritetet bëjnë të ditur se redukimet do të jenë të përkohshme nga ora 12:00 deri në orën 17:00.
Ekipet përkatëse janë në punë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Punimet për riparimin e gypit furnizues pritet të zgjasin deri në orën 17:00 me ndikime të mundshme edhe në pjesë të tjera të Prishtinës.
Ekipet teknike punojnë me intensitet për zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikës.
Faleminderit për mirëkuptim!
