Kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’ ka njoftuar se një prishje në gypin kryesor furnizues ka shkaktuar reduktime të furnizimit me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.
Autoritetet bëjnë të ditur se redukimet janë të përkohshme dhe pritet të zgjasin nga ora 12:00 deri në orën 17:00 për shkak të punimeve për rregullimin e defektit.
Ekipet përkatëse janë në terren për të sanuar problemet dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.





