Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton humbjen e nënës së tij në moshën 96 vjeçare

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka humbur nënën.

Njoftimin, Totaj e bëri përmes një postimi në Facebook. ‘Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot më 18 Prill në mëngjes nana u nda nga jeta’. ‘Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë’, shkroi Totaj.

Varrimi i të ndjerës bëhet të dielën, 19 prill, në orën 13:00 me drekë.


- Advertisement -

Xhenazja falet në Xhaminë e Terzimahallës afër gjimnazit.

E pamja mbahet 3 ditë, nga data 20 – 22 nga ora 9:00 deri në 16:00 në Hotel Theranda në Prizren.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *