Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite pranoi një letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Pater Magyar, për mandatin e tij të ri qeverisës, përmes ambasadorit Laszlo Istvan Dux.
Në letrën e tij, Magyar shprehu: “Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian.” Kryeministri hungarez gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Kosovës dhe mbështeti integrimin evropian të vendit.
Ai theksoi: “Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





