Sonte, Zürichu do të jetë pika e nisjes për turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” të tenorit kosovar Rame Lahaj, me koncertin e tij në Kongresshaus Zürich që ka shkaktuar një interes të jashtëzakonshëm.
Sipas njoftimit të artistit, 95% e vendeve premium janë shitur, ndërsa ende ka një numër të kufizuar biletash në dispozicion.
Në këtë mbrëmje muzikore, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, duke ofruar një repertor të larmishëm që përfshin muzikë shqiptare, këngë italiane, chanson franceze, si dhe muzikë nga kinemaja.
Me këtë turne, tenori ka për qëllim të sjellë muzikën shqiptare përtej kufijve, duke e ndarë atë me publikun shqiptar në diasporë dhe audiencën ndërkombëtare.
Pas Zürichut, “PASSION & ORIGIN” do të udhëtojë drejt Düsseldorf-it, Vjenës dhe Torontos.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





