Kosova Fillon Procedurat për Përfshirjen në Zonën ‘EU Roam Like at Home’

Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për nisjen e procedurave për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian për përfshirjen e Kosovës në zonën ‘EU Roam Like at Home’, e cila do t’u mundësojë qytetarëve të përdorin shërbimet e telefonisë mobile në vendet e BE-së pa tarifa shtesë roaming-u.

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se vendimi i miratuar hap rrugën për zhvillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe diasporën.

Kosova tashmë ka nisur përgatitjet për përmbushjen e kërkesave të BE-së, duke hartuar Projektligjin e ri për Komunikimet Elektronike dhe Kornizën për Ngritjen e Kapaciteteve Digjitale në Administratën Publike.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -