Muzikanti legjendar amerikan Jon Bon Jovi u detyrua të ndërpresë koncertin e tij në Madison Square Garden të Nju Jorkut pasi nuk u ndje mirë gjatë performancës.
Bon Jovi tregoi se ishte i lënduar dhe nuk mund të vazhdonte përtej hitit ‘Livin’ on a Prayer’.
Përfaqësuesit e tij thanë se koncerti përfundoi për shkak të një infeksioni të sinuseve.
Turneu ‘Forever’ shënon rikthimin e tij pas një operacioni në kordat vokale në vitin 2022.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





