Miratohet Projekt-Rregulloren për Rekrutimin e Zjarrfikësve në Kosovë

Qeveria në detyrë ka aprovuar projekt-rregullore për zhvillimin e procedurave të rekrutimit të zjarrfikësve, që synon standardizimin e procesit të përzgjedhjes dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të njësive të zjarrfikjes dhe shpëtimit në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se projekt-rregulloreja është në përputhje me prioritetet e Planit Kombëtar për Zhvillim 2026-2028.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dokumenti synon krijimin e një sistemi të unifikuar, transparent dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e zjarrfikësve.


- Advertisement -

Sipas tij, projekt-rregulloreja përcakton procedurat, kriteret standarde dhe përgjegjësitë institucionale për rekrutimin e personelit zjarrfikës, në përputhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sveçla vuri në dukje se miratimi i kësaj rregulloreje është veçanërisht i rëndësishëm në prag të sezonit veror, kur rritet rreziku nga zjarret dhe shtohet nevoja për fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -