Kosova dhe Uashingtoni: Ndryshimet në Marrëdhëniet me SHBA-në nga 2020 deri më 2026

Uashingtoni i vitit 2020 kishte optimizëm dhe iniciativë; Uashingtoni i vitit 2026 ka shumë më pak vëmendje për Ballkanin.

Njohësit amerikanë të rajonit thonë se administrata është transaksionale, interesat ekonomike peshojnë më shumë dhe Serbia duket se është përshtatur më mirë me këtë realitet sesa Kosova.

Gjashtë vjet më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, synoi ta bënte atë që diplomacia evropiane nuk kishte arritur: t’i afronte Kosovën dhe Serbinë përmes ekonomisë.


- Advertisement -

Marrëveshja e ndërmjetësuar nga administrata e tij u nënshkrua më 4 shtator 2020, në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo përmbante zotime për lidhje infrastrukturore, energji, investime dhe bashkëpunim ekonomik, por edhe çështje që shkonin përtej raporteve Kosovë-Serbi.

Kosova, mes tjerash, u zotua të vendoste marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe më pas hapi Ambasadën e saj në Jerusalem.

Trump e paraqiti marrëveshjen si një zotim historik dhe normalizimin ekonomik si rrugë drejt zgjidhjes së problemeve politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Ekonomia, megjithatë, nuk i afroi dy vendet.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë u përshkuan nga kriza të njëpasnjëshme, veçanërisht në veri të Kosovës, të cilat kulmuan me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë, në vitin 2023.

Trajektoren nuk e ndryshuan as marrëveshjet e reja.

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia u pajtuan më 2023 për Marrëveshjen drejt normalizimit dhe aneksin që përcaktonte hapat për ta çuar atë përpara, por zbatimi i tyre ngeci.

Dialogu humbi vrullin, ndërsa takimet e nivelit të lartë u ndërprenë.

Roli që Uashingtoni zgjodhi të luante, ndryshoi po ashtu.

Vetëm pak muaj pas Marrëveshjes së Uashingtonit, Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe Joe Biden mori presidencën…

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *