Kosova dhe Gjermania kanë bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit për veprimin klimatik dhe tranzicionin energjetik, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Zbatimit për Mbështetjen e Partneritetit për Klimën dhe Tranzicionin Energjetik.
Atasheu për Klimën i Ambasadës Gjermane iu bashkua përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe GIZ Kosovo, në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja synon të forcojë dialogun për politikat, koordinimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve në fushën e klimës dhe energjisë, duke kontribuar në diplomacinë klimatike të Kosovës.
Ambasada Gjermane vlerëson se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe dëshmon përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe avancimin e integrimit të saj evropian.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





