Prindërit e Amy Winehouse, Mitch dhe Janis, bënë homazhe për vajzën e tyre në 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke vizituar varrin e këngëtares në Varrezat Edgwarebury, në veri të Londrës.
Të shoqëruar nga familjarë dhe miq të afërt, ata vendosën trëndafila të kuq e të verdhë, si dhe një fotografi të Amy-t me kitarën e saj.
Janis, 71 vjeç, u pa duke përdorur një mjet ndihmës për lëvizje, ndërsa më pas u ul pranë ish-bashkëshortit të saj, Mitch, 75 vjeç.
Amy Winehouse u nda nga jeta më 23 korrik 2011, në moshën 27-vjeçare, shkaku i vdekjes ishte helmimi aksidental nga alkooli.
Pas betejës së saj me varësinë, këngëtarja kishte shprehur hapur përjetimet e saj.
Familja Winehouse themeloi Fondacionin Amy Winehouse për të mbështetur të rinjtë dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi varësitë dhe shëndetin mendor.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





