Konflikt në Golem: 40-vjeçar plagoset pas debatit, 17-vjeçar arrestohet

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Golem, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive banale.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, një 17-vjeçar e ka qëlluar dy herë me thikë gjatë një debati, duke i shkaktuar plagë në trup.

Plagosuri është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.


- Advertisement -

Autori i dyshuar është arrestuar dhe thika e përdorur është sekuestruar.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *