Pete Davidson lavdëron Kim Kardashian si aktoren mbinjerëzore: ‘Ajo është shumë e mirë në aktrim’

Gati katër vjet pas përfundimit të lidhjes së tyre, Pete Davidson ka folur me fjalë të mëdha për ish-partneren e tij, Kim Kardashian, duke e cilësuar atë si ‘mbinjerëzore’.

Gjatë episodit më të fundit të emisionit të tij, Davidson vlerësoi aftësitë e Kim në aktrim, duke pranuar se ishte befasuar nga mënyra se si ajo ka arritur të ndërtojë një karrierë edhe në këtë fushë. ‘Ajo është shumë e mirë në aktrim’, u shpreh ai, duke kujtuar momentin kur Kim kishte thënë se dëshironte të bëhej aktore.

Sipas tij, ylli i reality show-t ka arritur të tejkalojë pritshmëritë dhe të dëshmojë se mund të ketë sukses në çdo sfidë që merr përsipër.


- Advertisement -

Davidson shtoi se ka mësuar shumë nga Kardashian, veçanërisht mënyrën se si ajo vazhdon të ecë përpara pavarësisht kritikave dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike. ‘Ajo është mbinjerëzore’, tha ai.

Edhe komediania Nikki Glaser, e ftuar në emision, e lavdëroi Kimin, duke e përshkruar si një grua të zgjuar dhe të vendosur, që arrin të realizojë gjithçka që synon.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson nisën lidhjen e tyre në vitin 2021, pasi u njohën në emisionin Saturday Night Live.

Romanca e tyre zgjati rreth nëntë muaj, ndërsa ndarja u konfirmua në verën e vitit 2022.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *