Konferenca e jashtëzakonshme e AAK-së pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, do të mbajë sot konferencë të jashtëzakonshme për media, pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Konferenca vjen pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk propozoi një emër për kryetar të Kuvendit dhe kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve politike.

Sipas njoftimit të AAK-së, konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie, duke filluar nga ora 17:00. “Ju njoftojmë se kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.


- Advertisement -

Konferenca do të mbahet sot në selinë qendrore të Aleancës, me fillim në orën 17:00”, thuhet në njoftimin e Aleancës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -