Sot (e enjte) është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre.
Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre.
Mes deputetëve që u betuan ishte edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se ka nisur mandatin e saj të tretë në Kuvendin e Kosovës. ‘Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme’. ‘Me punë e përkushtim do të angazhohem në jetësimin e vizionit tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik.
Na prift e mbara’, ka shkruar Llalloshi.
Ajo e shoqëroi postimin me fotografi nga momenti i betimit në Kuvend, duke falënderuar mbështetësit dhe duke theksuar se gjatë mandatit të ri do të angazhohet për çështjet që lidhen me artin e kulturën.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





