Albin Kurti: Albulena Haxhiu do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentes së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Albulena Haxhiu do të vazhdojë ta ushtrojë detyrën e presidentes së Kosovës, pavarësisht se ka bërë betimin si deputete në legjislaturën e re.

Kurti tha se, njësoj si ai vazhdon të jetë kryeministër në detyrë, edhe Haxhiu do ta ushtrojë funksionin e ushtrueses së detyrës së presidentes, në përputhje me Kushtetutën. “Ashtu qysh vlen për mua si kryeministër në detyrë, njësoj edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, do ta respektojë në plotni dhe përpikëri kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë.

Nuk kemi president, nuk kemi presidente, por kemi ushtruese të detyrës së presidentes, e kjo është Albulena Haxhiu, dhe ajo do të vazhdojë të jetë e tillë, tamam siç e thotë Kushtetuta”, ka deklaruar Kurti.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -