Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas betimit si deputete e LDK-së në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se rikthimi në Kuvend nënkupton rikthim te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se betimi i sotëm është vazhdim i zotimit për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve.
Po rikthehemi aty ku çdo mandat e ka burimin: te tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve dhe te përgjegjësia për t’i shërbyer Republikës.
Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





