Komisionerja e BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, vendet më të avancuara në rrugën e integrimit evropian

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shprehur optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit evropian.

Duke folur gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *