Victoria Beckham shfaqet në formë të shkëlqyer gjatë një daljeje në Londër, ku u fotografua teksa largohej nga klinika e bukurisë së mikeshës së saj të ngushtë, Keren Bartov, një nga specialistet më të njohura të trajtimeve estetike për fytyrën.
Ish-anëtarja e “Spice Girls”, 52 vjeçe, zgjodhi një paraqitje sportive për t’iu përshtatur temperaturave të larta në Mbretërinë e Bashkuar.
E veshur me një bluzë të zezë pa mëngë, geta sportive, atlete Nike dhe një kapele bejsbolli, Victoria tërhoqi vëmendjen me krahët e tonifikuar dhe pamjen natyrale, pasi u shfaq pa grim menjëherë pas trajtimit, shkruan DailyMail.
Pas përfundimit të vizitës, ajo u përcoll deri te dera e klinikës nga vetë Keren Bartov, e njohur në botën e showbiz-it si “pëshpëritësja e lëkurës”.
Bartov numëron në mesin e klienteve të saj emra të njohur si Beyonce, Julia Roberts dhe Kim Kardashian, ndërsa një trajtim i personalizuar 90-minutësh në klinikën e saj kushton nga 400 deri në 700 funte (470 deri 820 euro).
Ndërkohë, Victoria po kalon kohë në Londër me vajzën e saj Harper, ndërsa bashkëshorti David Beckham ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës.
Ish-futbollisti është parë në tribunë gjatë sfidave të Anglisë dhe Skocisë, i shoqëruar edhe nga djali i tyre Cruz dhe partnerja e tij, Jackie Apostel.
Në të njëjtën kohë, vëmendje ka marrë edhe marrëdhënia e tensionuar mes David Beckham dhe djalit të madh, Brooklyn.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





