“Sefte”, të paktën si komisionere për zgjerim do t`ia bëjë të premten.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 15 maj pritet të realizojë një vizitë për herë të parë në Kosovë, që kur mori detyrën nga 1 dhjetori i 2024-ës.
Ardhja e saj për një njohës të diplomacisë, është krejt e zakonshme, por se mund të bartë mesazhe goxha të rëndësishme.
Sipas tyre, vendi duhet t`i marrë seriozisht porositë e unionit që indirekt mund t`i sjellë Kos.
Për një ambasador, është e çuditshme ardhja në këtë kohë e zyrtares evropiane, e diçka më konkrete zor se mund të ketë.
Kriza politike në vend bëri që komisionerja Kos ta shtyjë vizitën e paraparë për 12 mars të këtij viti.
