Abdixhiku dhe Osmani niset në fushatë, vizitojnë Maxhunajn për të përcjellë mesazhin e unitetit

Dy udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë dalë në terren, një ditë pasi u zyrtarizua bashkimi i tyre për zgjedhjet e 7 qershorit.

Abdixhiku, kandidati për kryeministër dhe Osmani për president, kanë qëndruar në Maxhunaj gjatë së hënës. “Bukë, kripë e zemër, në Maxhunaj, në familjen e Haxhi Feriz Zekollit, aty ku nisi pajtimi i madh ndër shqiptarë në vitet ’90.

Mes familjeve kosovare, qytetarëve tanë, për të shtruar bashkë me popullin tonë rrugën e unitetit dhe shpresës për Kosovën.


- Advertisement -

Ju faleminderit për pritjen dhe mbështetjen.”, ka shkruar Abdixhiku.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *