Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton kanë dhënë një tjetër sinjal se lidhja e tyre po shkon mirë, teksa kanë pozuar së bashku në disa fotografi të publikuara në Instagram. Çifti, i cili është në lidhje që nga nëntori i vitit 2025, shfaqet në momente të afërta.
Në një prej fotografive, Kim shihet e veshur me bikini rozë dhe të bardha, ndërsa në të tjera ajo dhe Hamilton pozatojnë së bashku me veshje të shkurtra.
Postimi erdhi gjatë pushimeve verore të yllit të Formula 1, shkruan DailyMail.
Hamilton ka folur më herët edhe për ndikimin që Kim ka në jetën e tij.
Kur një fans e pyeti pse dukej më i lumtur kohët e fundit dhe nëse kjo mund të kishte lidhje me të dashurën e tij, piloti u përgjigj: ‘Po, është një ide e mirë!’.
Më pas ai shtoi: ‘Sigurisht, sigurisht, është Kim’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





