KFOR-i ka njoftuar se ka nisur sot integrimin gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së misionit të NATO-s në Manastirin e Deçanit.
Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse serbe, institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
KFOR-i mbetet reaguesi i parë për sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe ka thirrur për bashkëpunim të gjitha palët në dialogun dhe veprimin konstruktiv.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





