Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11 gusht, në orën 00:00, për shkak të disa parregullsive teknike.
Ndërhyrjet janë bërë si masë parandaluese dhe për sigurinë teknike.
Ekipet profesionale janë angazhuar për vlerësimin e gjendjes teknike dhe për eliminimin e problemit.
Njësia A4 do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe pas sigurimit të kushteve të nevojshme.
KEK-u do të informojë për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim. /Zëri Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



