Kampioni në fuqi i basketbollit kosovar, KB Trepça, ka siguruar finalen pas një përballjeje dramatike ndaj KB Peja.
Mitrovicasit triumfuan në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të play-off-it me rezultat 96:103.
Pas fitores, Trepça reagoi shkurt, por fuqishëm në rrjetet sociale: Jo në nivelin tonë!
Jeni të vegjël për TREPÇËN!
Në anën tjetër, skuadra pejane e cilësoi këtë sfidë si një luftë të madhe deri në sekondat e fundit.
Ndërkohë, rivaliteti vazhdoi edhe jashtë parketit, me tifozëritë që vërshuan në komentet e faqeve zyrtare të të dy klubeve.





