Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar-prill, ka përpunuar 100 raste të procedurave të ndërmjetësimit me 183 persona.
Në tre raste ku është bërë pezullimi i përkohshëm i procedurës, dyshuarit janë detyruar të deponojnë 4.000 euro në xhirollogari të fshatit Sos.
Kësaj periudhe janë arritur 4 marrëveshje të pranimit të fajësisë nga 4 persona.
Në rastet ku ndjekja penale nuk është e detyrueshme, janë regjistruar 2 raste ndaj 2 personave në katër muajt e këtij viti.




