Sot në Dita e Zjarrfikësve, pjesëtarët e shërbimit të zjarrfikjes shënojnë punën dhe sakrificën e tyre.
Në sheshin e Mitrovicës, do të mbahet një parakalim i zjarrfikësve në bashkëpunim me ekipet e Kërkim-Shpëtimit.
Ky aktivitet synon të prezantojë punën dhe gatishmërinë e tyre në situata emergjente, duke treguar mënyrën e ndërhyrjes në raste zjarri dhe operacionet e shpëtimit në situata të ndryshme emergjente.





