Kurti hesht për lirinë e shtypit: Asnjë fjalë për gazetarët dhe mediat

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit nuk duket se i bëri shumë përshtypje shefit të qeverisë në detyrë.

Albin Kurti nuk tha asnjë fjalë për gazetarët, mediat apo lirinë e shtypit në vend – një heshtje që, në fakt, nuk është e pazakontë kur bëhet fjalë për reagime mbështetëse.

Herën e fundit kur Kurti foli për mediat, nuk ishte për t’i përgëzuar apo falënderuar për punën e tyre, por për t’i sulmuar ashpër nga foltorja e Parlamentit.


- Advertisement -

Më 2 prill, gjatë debatit për Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media, ai hodhi akuza të rënda për ‘financime me thasë parash’, ‘interesa të fshehta’ dhe ‘dezinformim’.

Këto deklarata u dënuan nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili e cilësoi gjuhën e përdorur nga kryeministri si retorikë nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve.

Në vitin 2025, Kosova u rendit në vendin e 99-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF-së, ndërsa në vitin 2026 u ngjit në vendin e 84-të.

Megjithatë, ky përmirësim nuk e zhbën faktin se organizatat ndërkombëtare kanë evidentuar një përkeqësim të klimës së lirisë së mediave gjatë viteve të fundit.

Nga ana tjetër, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, theksoi se pavarësisht rolit kyç që mediat luajnë në një shoqëri demokratike, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen me sfida serioze.

Sipas tij, këto përfshijnë fushata të vazhdueshme për delegjitimimin e punës së tyre, si dhe përdorimin e një gjuhe denigruese që minon besimin e publikut.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *