Kamioni përplaset me trafikndarësen në Rrugën e Kombit: Dëme materiale, por pa lëndime

Një kamion është përplasur me trafikndarësen mbrëmë në Rrugën e Kombit, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Siç shkruan Abcnewsal, në afërsi të fshatit Kolsh, kamioni ka pësuar defekt në sistemin e frenimit, ndërsa drejtuesi i tij ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Megjithatë, ai ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, pa pësuar lëndime, përcjell Klankosova.tv.


- Advertisement -

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *