Aktorja Hannah Murray tregon për largimin nga aktrimi dhe përballimin me presionin emocional të famës

Aktorja Hannah Murray, e njohur për rolet e saj si Gilly në “Game of Thrones” dhe Cassie në serialin “Skins”, ka treguar se është tërhequr nga aktrimi dhe është e lumtur që nuk është më pjesë e asaj bote.

Në kujtimet e saj ‘The Make-Believe: A Memoir of Magic and Madness’, Murray shpjegoi se u përfshi në një kult mirëqenieje që përfundoi me një krizë psikotike.

Ajo deklaroi se mendon të paktën një herë në javë: ‘Falë Zotit që nuk po aktroj më’.


- Advertisement -

Murray foli edhe për presionin emocional të famës, veçanërisht pas rolit të saj si Cassie në serialin ‘Skins’, duke treguar për përballjen me komentet negative dhe si u diagnostikua me çrregullim bipolar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *