Jayme Franklin: Një Figurë e Njohur në Botën Konservatore Amerikane

Jayme Franklin, një grua që u pa pas presidentit amerikan Donald Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë, tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u interesuan për identitetin e saj.

Franklin është themeluese dhe drejtoreshë e The Conservateur, një platformë konservatore që trajton tema të politikës, kulturës, fesë, modës, bukurisë dhe jetës së përditshme, kryesisht për gratë e reja konservatore të krishtera.

Ajo ka një të kaluar të lidhur ngushtë me politikën republikane dhe administratën Trump.


- Advertisement -

Franklin ka punuar në Senatin amerikan, në fushatën presidenciale të Trumpit në vitin 2020 dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ka pasur edhe angazhime në Fox News.

Në vitin 2025, nisi podcastin ‘Sincerely American’ së bashku me ish-pjesëtaren e administratës Trump, Camryn Kinsey, ku diskutojnë politikën, kulturën popullore, rrjetet sociale dhe modën nga këndvështrimi konservator.

Franklin ishte e pranishme në Zyrën Ovale gjatë njoftimit të Trumpit për ndryshimet në rekomandimet federale për vaksinimin e fëmijëve.

Pas paraqitjes së saj, publikoi një reagim në X, duke thënë se ishte e nderuar të ishte pjesë e takimit me presidentin.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *