Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, denoncon thirrjet për pushkatim në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas tensioneve të krijuara në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të shtetit, sipas tij, është një akt kriminal e terroizues, që meriton dënimin më të ashpër ligjor dhe shoqëror! “Ajo që dëgjuam sot thirrje për vrasje.

Të kërkosh pushkatimin e njeriut që dha gjithçka për lirinë e këtij vendi, që bëri Ushtrinë e Kosovës është çmenduri politike dhe kombëtare.


- Advertisement -

Këtë që kërkoi ky person sot në mes të Prishtinës, Serbia e ka kërkuar qe dy dekada.

Atë që nuk e bëri dot Haga dhe Serbia, po tentojnë ta bëjnë sot brenda sallës së Kuvendit tonë!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se është e tmerrshme që këto thirrje monstruoze ndodhin në sy të deputetëve dhe udhëheqësve institucionalë pa marrë asnjë reagim të menjëhershëm.

Kuvendi i Kosovës, sipas tij, nuk është pronë private e askujt për t’u shndërruar në gjykatë linçimi dhe platformë të agjendave që i shkojnë për shtati vetëm Beogradit. “Organet e rendit dhe prokuroria duhet menjëherë ta arrestojnë këtë gjakshitur!”, ka thënë deputeti Ramadani.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *