Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, Takon Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gashi e informoi Prattipati-n për prioritetet e mandatit të tij, duke synuar konsolidimin e institucionit prokurorial, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimin e pavarësisë institucionale.

Mandati i tij përfshin avancimin e reformave për rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies së prokurorisë.


- Advertisement -

Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Ambasadën e SHBA-së në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *