Në një intervistë, ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp ka diskutuar rreth Dhomave të Specializuara dhe procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ajo komentoi raportin e Komitetit të Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit, duke thënë se ‘nervozizmi i gjykatës mbi këtë raport nuk është mënyra e duhur se si veprohet’.





