Ambasadori i Shqipërisë në Shkup mbështet studentët për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar protesta për të mbrojtur gjuhën shqipe dhe të drejtën për provimin në gjuhën e tyre, ndërsa reagimet publike për këtë çështje po rriten.

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka shprehur mbështetje për ta duke theksuar rëndësinë e identitetit kombëtar përmes gjuhës shqipe.

Ai ka ndarë vargje nga poema “Gjuha Shqype” e Gjergj Fishtës për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së gjuhës shqipe nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve krahinore apo fetare.


- Advertisement -

Mesazhi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku debati për përdorimin dhe respektimin e gjuhës shqipe ka shkaktuar reagime të shumta dhe organizim protestash nga studentët shqiptarë në Shkup.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *