Ambasadori i Shqipërisë në Shkup përkrah studentët shqiptarë në mbrojtje të gjuhës shqipe

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar protestë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtës për zhvillimin e provimeve në gjuhën amtare, ndërsa reagimet publike për këtë çështje po shtohen dita-ditës.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili ka përcjellë një mesazh simbolik për rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës shqipe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meidani ka ndarë disa vargje nga poema ‘Gjuha Shqype’ e Gjergj Fishta, duke vënë theksin te rëndësia e mbrojtjes dhe përdorimit të gjuhës shqipe nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht dallimeve krahinore apo fetare. ‘Pra, shqyptarë çdo fes qi t’jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t’uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t’jetë jeta…’ Mesazhi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku debati mbi përdorimin dhe respektimin e gjuhës shqipe ka nxitur reagime të shumta dhe organizime protestash nga studentët shqiptarë në Shkup.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *