Ambasadorja e mëparshme e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka shprehur bindjen se shkuarja në zgjedhje ishte e panevojshme dhe se kompromisi politik do të jetë i nevojshëm edhe pas tyre.
Sipas saj, si zgjedhjet e 28 shkurtit edhe ato të 7 qershorit do të sjellin humbje për Kosovën, duke pasur ndikim negativ në zhvillimin ekonomik, miratimin e ligjeve, financat dhe përfitimin e ndihmave nga Bashkimi Evropian.





