Aktori i njohur, Indri Shiroka, u dëmtua ditën e djeshme (e diel) në këmbë gjatë ndeshjes së volejbollit.
Pas dëmtimit, ai u dërgua në spital për ekzaminime të mëtejshme, ku mjekët pas vizitës vendosën se nuk duhet të bëjë punë të vështira deri në rekuperimin e plotë.
Moderatorja Arbana Osmani pyeti fermerët në spektaklin e së hënës nëse Indri duhet të qëndrojë në fermë dhe të jetë më i favorizuar për punët e rënda apo të largohet.
Të gjithë fermerët thanë “Po”, duke marrë përsipër të bëjnë edhe punët e tij.
Indri do të vazhdojë garën në fermë, pavarësisht situatave që do të ndodhin.
Pamjet e trajtimit pas lëndimit u publikuan gjithashtu.





