Ngjarja tragjike në Suedi: 20-vjeçari goditet për vdekje me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në një familje shqiptare në Suedi, ku një 20-vjeçar është goditur për vdekje me thikë.

Rasti tragjik u raportua të shtunën mbrëma në qendër të Kristianstad, ndërsa policia suedeze ka arrestuar tre persona rreth moshës 25-vjeçare të dyshuar për vrasje.

Sipas informacioneve të para, i riu u plagos rëndë me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje në qendër të qytetit.


- Advertisement -

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori.

Incidenti dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve, që kishte nisur që në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë.

Tensionet mes familjeve thuhet se kishin vazhduar ndër vite me incidente të tjera.

Rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria në Suedi.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *