Konfirmohet përleshja në pompë të derivateve në Veternik të Prishtinës

Dy persona janë përfshirë në një përleshje në një pompë të derivateve në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. ‘Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike’, ka thënë Pllana.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se dy personat kanë pranuar tretman mjekësor dhe veprimet për rastin janë duke u zhvilluar nga njesitët relevante.


- Advertisement -

Për këtë rast, Klankosova.tv kishte raportuar pak minuta më parë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *