Analysti politik, Ilir Deda ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vendimit të gjashtë deputetëve për të mos e përkrahur kandidaturën për president të Bekim Sejdiut si marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo hera e parë në LDK që një kryetar i e sulmon gjysmën e partisë.
Deda ka thënë se Abdixhiku e ka 49% të partisë kundër. “Në LDK është hera e parë që kryetari i partisë del e sulmon gjysmën e partisë, përtej 6 deputetëve. 49% të partisë i ka kundër.
LDK nuk është parti lideriste, është e formule ndryshe, nuk është Vetëvendosje.
As PDK-ja nuk është parti lideriste”, ka thënë ai.
Deda ka kritikuar edhe qasjen e gjashtë deputetëve të LDK-së në raport me kandidaturën për president.
Ai ka thënë se pasi LDK vendosi të mos jetë pjesë e qeverisë, ashtu siç kishte deklaruar edhe Gazmend Muhaxheri, ky grup i deputetëve është dashur të dalin me qëndrime më të qarta. “Shumë më lehtë kishte me qenë që grupi i deputete me dal dhe me thanë na vlerësojmë që qeverisja e Vetëvendosjes është autokratike, nuk duam kurrfarë bashkëpunimi me të, përtej autoritarizmit të Këshillit të Përgjithshëm, nuk duam me marrë pjesë në konstituimin e institucioneve sepse është shkelë afati kushtetues..
Mbrëmë e morëm vesh, se shumica e tyre nuk po e duna kandidatin në fjalë, (Bekim Sejdiu)”, është shprehur Deda./teve1 Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





