Heidi Lushtaku ka bërë një ndryshim në profilin e saj në Instagram, duke larguar mbiemrin ‘Demiral’ dhe prezantohet tani vetëm si Heidi Lushtaku.
Kjo ka ngritur dyshime për situatën në martesën e saj me futbollistin turk Merih Demiral.
Mediat turke kanë vënë re ndryshimet, por ende nuk ka deklarata zyrtare nga çifti.
Megjithatë, ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Ndryshimet në profilin e saj mund të kuptohen si një rifreskim i imazhit të saj publik apo profesional, duke qenë ajo një model dhe aktiviste e njohur në rrjetet sociale.
Heidi Lushtaku dhe Merih Demiral janë të martuar që nga viti 2021 dhe kanë dy djem.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





